Publikohet “kënga për dëshmorët” shkruar nga Rexhep Selimi, interpretuar nga djemtë e dëshmorit Beqir Gashi

Djemtë e dëshmorit Beqir Gashit, Ismeti dhe Shpëtimi kanë publikuar këngën e re, e cila titullohet “Na jem ti”, shkruan InLajmi.

Kjo këngë është dedikim për të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e tyre, të cilët sot i kujtojnë me krenari. Ismeti dhe Shpëtimi përmes kësaj kënge, e cila për ta është autobiografike synojnë të përcjellin te dëgjuesit historinë e mijëra fëmijëve që mbeten pa babain e tyre gjatë luftës në Kosovë për liri e pavarësi.

Kjo këngë përveç emocioneve të forta, përcjell në mënyrë të veçantë edhe ndjesitë që ka përjetuar çdo familje e dëshmorit, kur të dashurit e tyre nuk u kthyen më nga lufta për liri.

E veçanta e këngës është teksti i saj, i cili është shkruar nga njëri prej themeluesve të UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ka qenë bashkëluftëtar me Beqir Gashin.

Kënga u mundësua nga Oneditor ndërsa muzika dhe orkestrimi është mundësuar nga Hysni Klinaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë