Tradita ushtarake vazhdon edhe në një tjetër familje të Drenicës: I riu e realizon ëndrrën e tij

Tradita në shërbim të vendit po vazhdon edhe në familjen Deskaj të Drenicës, shkruan rajoni.

I riu i kësaj familjeje, Besmir Deskaj dje dha betimin si ushtar i ri i FSK-së duke plotësuar ëndrrën e tij të kahershme.

Besmir Deskaj është nipi i ish-luftëtarit të shquar të UÇK-së Lulëzim Deskajt, i cili gjatë luftës ishte i njohur me pseudonimin “Kaça”.

Besmiri vendosi ta ndjekë me përkushtim rrugën e xhaxhait të tij.

Kështu në këtë familje po krijohet traditë zingjirore për shërbim të vendit aty ku ka nevojë më së shumti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë