Takimi i Thaçit me Majkon e Milon në majin e 1999, i pranishëm edhe Kadri Veseli (Video)

Publikimi i dosjes së mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi zbulon një sërë çështjes, temash e datash ndërmjet viteve të luftës dhe pas, në përpjekje për të ofruar tabllo tjetër të situatës në Kosovës nga ajo e Prokurorisë Speciale.
Si argumente në favor të saj, mbrojtja ka ofruar listën e 34 takimeve ndërkombëtare të ish-drejtorit politik të UÇK-së, z. Thaçi duke përfshirë edhe disa takime në Tiranë, në majin e 1999.
Gazeta 10 ka hulumtuar, dhe ka gjetur video-materialet e atyre takimeve të cilat janë publike, e ku duket Thaçi, i shoqëruar nga Haliti dhe Veseli, në takimin me ministrin e atëhershëm të jashtëm të Shqipërisë, Paskal Milo.
Po ashtu, takime të ndara, Thaçi ka takuar edhe ish-kryeministrin Majko, dhe liderin e atëhershëm të opozitës, Sali Berisha.
Të mërkurën, është publikuar dosja paraprake e mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi në Speciale.
Në të, avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka zbardhur disa fakte interesante e ka sjellë në rikujtim disa ngjarje të shënuara, përfshirë masakra të forcave serbe ndaj shqiptarëve, takime, konferenca që sipas mbrojtjes janë lënë në hije e janë përshkruar “shkel e shko” nga Prokuroria në aktakuzën e saj.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=538340911637770&id=100063855960880
Në një pjesë të dosjes, avokati Keohe ka përshkruar ndër të tjera në detaje takimet e udhëtimet e Thaçit për pesë muaj në periudhat nëntor 1998 dhe mars 1999. Një pjesë e emrave të personave me të cilët është takuar Thaçi janë redaktuar, teksa pjesa tjetër është lënë publike./Gazeta10