Shembull i mirë: Policët e Skenderajt i organizojnë pritje kolegut të tyre që ishte në ShBA

Policët e stacionit policor në Skenderaj kanë dhënë një shembull mjaft të mirë për shoqërinë e sotme, shkruan Rajoni.

Ata i kanë bërë pritje mjaft të mirë me respekt kolegut të tyre me mirësjellje shembullore Vehbi Mangjollit, i cili ishte në pushime në ShBA.

Ky është një veprim mjaft domethënës, që gjithë nëpunësit në vendin e tyre të punës duhet ta marrin si shembull.

Një nderim i tillë ndaj kolegut në punë është i domosdoshëm, në mënyrë që aty të ketë harmoni dhe respekt reciprok.

Informimin e ka ndarë me ne kolegu i Mangjollit, Muhamet Kajtazi:

Kolegët e stacionit policorë në Skenderaj me komandantin i bejnë pritje e respekt kolegut me mirësjellje shembullore Vehbi Mangjolli duke i deshiruar shëndet në punë, pas kthimit nga pushimet që i kaloj në SHBA !

Vehbia është aty kur nevoja e shërbimit e kerkon mirësjelljen e tij për qytetarin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë