Drenica heroike/ Hapet ekspozita e fotografisë në Vjenë të Austrisë

Dy fotografët e njohur, Sefer Aliqkaj nga Drenica dhe Arian Mavriqi nga Kamenica kanë hapur ekspozitën e tyre të fotografisë në Vjenë të Austrisë.
Fotografi Aliqkaj përmes fotografive prezantoi heroizmin e familjes heroike Jashari, Prekazin, Skenderajn, Drenicën dhe luftën tonë çlirimtare në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, transmeton DrenicaOnline.
Postimi i tij i plotë:
Në Vjenën e arkivave që dëshmojnë lashtësinë dhe trashëgiminë e pasur të popullit dhe kombit tonë shqiptar, sonte përmes fotografive prezantuam heroizmin e familjes heroike Jashari, Prekazin, Skenderajn, Drenicën dhe luftën tonë çlirimtare në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.
Jashtëzakonisht i lumtur që ekspozimi i fotografive të realizuara nga unë dhe miku im Arian Mavriqi ngjalli emocione jo vetëm tek diaspora jonë e dashur por edhe tek ambasadorë e diplomatë nga shtete tjera që sonte morën pjesë në ekspozitën e organizuar nën përkujdesjen e Ambasadorit tonë, shkelqësisë së tij, Lulzim Pllana, të cilin e falënderova për realizimin e këtij projekti.
Faleminderit ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë, z. Roland Bimo, ambasadorit të Turqisë, Ozan Ceyhun dhe diplomatëve tjerë nga shtete të ndryshme që me prezencën e tyre na nderuan pamasë.
Ky projekt i Ambasadorit Pllana është shembull konkret i ruajtjes dhe promovimit të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore tek të rinjtë e diasporës sonë në njerën anë dhe ngritjes së imazhit të shtetit tonë në tregun evropian të vlerave.
Faleminderit të gjithëve!