Shembull i mirë: Kryetari i Skënderajt, pret në radhë për ta blerë biletën që të hyjë në stadium

Sot është zhvilluar ndeshja mes Drenicës dhe Dukagjinit në stadiumin Bajram Aliu në Skënderaj.

Për ta parë ndeshjen nga afër nuk mungoi kryetari i Skënderajt, Fadil Nura.

Çka vlen të theksohet është se ai priti në radhë për ta marrë biletën që të hyjë në stadium.

Ndërkaq, skuadra mysafire shënoi fitore me rezultat 0-1.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë