Njoftim për qytetarët e Drenasit lidhur me parkingun përgjatë rrugës “Ilaz Kodra”

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se Drejtoria e Infrastrukturës Lokale në kuadër të zhvillimit të projektit për rregullimin e parkingut përgjatë rrugës “Ilaz Kodra”, përkatësisht afër hekurudhës, nga sot (09.11.2022) do të jetë i pa shfrytëzuar për automjete.
Ndaj lusim gjithë qytetarët të mos parkojnë veturat deri të kryhet projekti. Në kuadër të këtij projekti, është paraparë që të behët asfaltimi i asaj pjese që ka qenë deri më tani i shtruar në zhavorr.
Komuna e Drenasit, falënderon gjithë qytetarët për mirëkuptim në realizimin e këtij projekti!
/DrenicaOnline/