Lëndohen dy punëtorë të Feronikelit

Burimet e Nacionales brenda fabrikës së përpunimit të nikelit, ‘’New Co. Ferronikeli’’, në Drenas, kanë bëre të ditur se sot rreth orës 14:00, dy punëtorë të kësaj kompanie janë lënduar, gjatë remontit të ‘’Furrës 1’’, brenda kësaj kompanie.

‘’Kanë rënë disa tulla të cilat i kanë zëne punëtorët të cilët ishin diku punuar në remontin e njërës nga furrat kryesore të kompanisë’’, i tha burimi Nacionales.

Nacionale, ka kontaktuar me Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Feronikelit, Fehmi Nika, i cili e konfirmoj lëndimin e punëtoreve.

Sipas Nikës, punëtorët kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

‘’Mund të ju informoj se dy punëtorë janë lëndua derisa ishin në vendin e tyre të punës në ‘Remond furra 1”. Unë bisedova me ta në telefon, gjendja dukej stabile. Por për momentin të njëjtit janë duke u transferuar në QKUK. Një tullë me thanë që u ka ra derisa po punonin në furrë’’, tha Nika.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë