Arrestohet edhe një person për grabitje të armatosura në Drenas e Lipjan, sekuestrohet AK-47 (Foto)

Sot rreth orës 17:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, është arrestuar edhe një person i dyshuar për rastet e grabitjeve të armatosura të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh, si dhe është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47.

Personi i dyshuar: A.A, mashkull, 21 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, transmeton DrenicaOnline.

Para disa dite u arrestuan edhe 6 të tjerë të cilët ndodhën prapa grilave.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë