Luftërat e ashpra në fshatrat e Drenicës, video kur komandani i brigadës jep informata
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2022/11/Screenshot_20221108-092556_Lite-750x430.jpg)
Esat Shala, i cili posedon më shumë se 2000 mijë video të realizuara gjatë luftës, kësaj radhe në shkurt të këtij viti ka publikuar një video interesante, shkruan rajoni.
Në video shihet zëvendës-komandanti i Brigadës 112, Shaban Dragaj, duke dhënë kronikën e ngjarjeve në luftërat e ashpra, që janë zhvilluar në fshatrat e Drenicës gjatë luftës së fundit ’98-99.
Këto pamje ishin publikuar edhe në televizionin shqiptar TVSH.
Në këtë kronikë, zv-komandanti Dragaj, shihet duke dhënë informata dhe detaje në mënyrë kronologjike se si kanë shkuar luftërat e fundit të kësaj ane dhe sa të rënë janë.
Dragaj përmend edhe dëmet që kjo njësi e armatosur i ka shkaktuar armikut, përfshirë shkatërrimin e 3 tankeve, dhe dëme të pariparueshme në këmbësorë. (Video poshtë reklamave)
Përmenden fshatrat Ozdrim, Vojnikë, Izbicë, Bajë, Binak etj.
VIDEO në profilin e Esat Shalës: