Arrestohen 3 persona në Drenas, e rrahën fort një tjetër- policia jep detaje

Janë arrestuar tre të dyshuar në Drenas pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën, mashkull.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor, transmeton DrenicaOnline.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13 e 30 minuta.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë./DrenicaOnline/