Aksidentohet Ganimete Musliu, vjen reagimi i saj (video)

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ditën e sotme është përfshirë në një aksident trafiku.
Vetura e saj është ndeshur me një autobus në Prishtinë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Më poshtë pamje:
Sqarim i Musliut:
Sot gjat kalimit tim me makine tek rreth i Flamurit në Prishtine, një Autobus urban preku makinen time nga mrapa.
Shpejtesia ishte minimale pasojat e aksidentit ishin zero prandaj edhe vazhduam secili në rrugen tonë.
Me qe mediat nuk kane marre mundin as të telefonojne e të pyesin por raportuan për aksidentin me zero informata duke shqetesuar familjaret dhe dhe qytetaret, ju njoftoj se nuk ka qene asgje serioze dhe une jam shendosh e mirë!
Faleminderit të gjithe ju qe u interesuat.
P.s Mu dashte të ndalem në rruge dhe të ju bëjë kete video për të dëshmuar qe asgje s’ka ndodhe.