Publikohet videoja e grabitjes me kallasha në EXFIS në Komoran, hajnat e “shashtrisin” punëtorin

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një rast i tillë ka ndodhur korrikun e këtij viti, ku dy hajna të armatosur rëndë u futën në pompën Exfis.

Sinjali mëson se hajnat e maskuar dhe të armatosur kanë arritur t’i plaçkitin rreth 13 mijë euro nga kjo pompë dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Sinjali, grabitja u krye nën kërcënimin e një kallashnikovi, armë kjo të cilën e mbanin të dyshuarit.

Pamjet poshtë reklamave:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë