Grabitjet e armatosura në Drenas, sot u sekuestrua edhe kallashi që u përdor nga grupi tashmë i arrestuar

Ndonëse rasti është proceduar në organet kompetente për trajtim, hetuesit policor po vazhdojnë mbledhjen e fakteve dhe provave që ndërlidhen me rastet e grabitjeve të armatosura në Drenas dhe Lipjan për të cilat me datën 05.11.2022, u arrestua grupi i fundit.
Sot nga zyrtarë të njësitit të hetimeve të përgjithshme, është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47, e cila konform procedurave i është bashkëngjitur lëndës.
Arma dyshohet të jetë përdorë në rastet e grabitjeve të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh.
Për grabite janë arretsuar: Zenel Amrullahu, 18-vjeçar, Lorik Drenica, 18-vjeçar, Endrit Shala, 19-vjeçar, Valmir Shala, 21-vjeçar, Bleron Mejzinolli, 19-vjeçar dhe Fatlum Shamolli, 18-vjeçar.
Ata dyshohet se janë të përfshirë në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës si dhe posedim ilegal i substancave narkotike, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.