Këta janë gjashtë personat e arrestuar për grabitje të armatosura në Drenas (Foto)

Sot hetuesit e Njësitit të  hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë  persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëbajtje pa leje.

Operacionet janë  realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e  dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të  grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh, transmeton DrenicaOnline.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku policia ka gjetë dhe  sekuestruar:
– një armë zjarri -AK 47
– një Pistolete- TT
– tre karikatorë
-48 fishekë
-30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) etj.

Njera nder armet e sekuestruara te grupi i te arrestuarve

Për armë mbajtje pa leje policia ka arrestuar një person: M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat:
-V. Sh, mashkull, 21 vjeç,
-E. Sh, mashkull, 19 vjeç,
-B. M, mashkull, 19 vjeç,
-F. Sh, mashkull, 18 vjeç,
-Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe
-L. D, mashkull, 18 vjeç,
të cilët dyshohet se janë të përfshirë  në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës,  përdorimi i armës si  dhe posedim ilegal i substancave narkotike,me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Substanca narkotike e sekuestruar tek te dyshuarit
Armet e gjetura tek te dyshuarit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë