Asfaltohen rrugët në pesë lagje të Gllanasellës (Foto)

Është bërë asfaltimi i segmenteve rrugore në fshatin Gllanasellë të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Sipas Drejtorisë së Infrastruktures në Drenas, në këtë fshat, konkretisht në lagjet Nika, Krasniqi, Karaqica, Kurrumeli dhe Berisha janë asfaltuar 2500 m rrugë.
“Projektet e planifikuara nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim për të mirën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së rrugëve.
/DrenicaOnline/