Komuna e Drenasit urdhëron Kompaninë e Ujësjellësit të kthejë në gjendje të mëparshme rrugët e dëmtuara

Drejtoria e Inspeksionit, pas ankesave të shumta të qytetarëve për dëmtimin e rrugëve nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” – njësia në Drenas, me datë 12.10.2022, përmes një aktvendimi ka urdhëruar kompaninë, që disa nga sipërfaqet e rrugëve të cilët i kanë dëmtuar gjatë punimeve të rrjetit të ujësjellësit të kthehen në gjendje të mëparshme.
Si rezultat i saj, kompania ka filluar punimet dhe Drejtoria për Inspekcion është duke monitoruar dëmtimet në së paku 10 rrugë të komunës sonë në disa fshatra dhe në disa rrugë brenda qytetit të Drenasit, e të cilat ka kërkuar nga kompania që menjëherë të riparohen.
Duke e ditur së disa nga punimet e kompanisë së ujësjellësit në rrugë datojnë që dy apo tri vite, kërkojmë nga qytetarët që në ato pjesë ku nuk kemi mundur të identifikojmë dëmtimin e rrugës nga kompania në fjalë, të bashkëpunojnë me Drejtorinë për Inspeksion dhe t’i marrim masat e duhura për riparimin e tyre.
Inspektorët në vazhdimësi kanë pranuar ankesa nga qytetarët lidhur më këtë problem andaj janë ndërmarrë masa të duhura konform ligjit, që gjendja e këtyre rrugëve të përmirësohet dhe kompania të marr përgjegjësinë e saj.
Ne mbesim të përkushtuar në bashkëpunim me secilin qytetar në të mirët e përgjithshme, prandaj edhe në raste të tilla kërkojmë bashkëpunimin tuaj.