E dhimbshme/ Vdes në moshën 44 vjeçare Shpresa Jusufi, infermierja shumëvjeçare
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2022/11/FB_IMG_1667575733107-750x430.jpg)
Ka vdekur sot në moshë të re infermierja Shpresa Jusufi.
E ndjera kishte punuar për 23 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami HaxhiBeqiri” në Mitrovicë, më saktësisht në repartin e alergologjisë.
Shpresa nga kolegët, miqtë e familjarët do të mbahet mend si një person me virtyte të larta njerëzore pasi që gëzonte respektin e të gjithëve pa dallim.
Ajo nuk u dorëzua deri në fund në betejën e saj kundër kancerit.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerës do të do të bëhet nesër me ikindi në varrezat e fshatit Rekë.