Arrestohet një person në Arllat, ja çfarë i gjeti policia në veturë

Është arrestuar një person i dyshuar në Arllat të Drenasit pasi që në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, një thikë dhe një shufër metalike, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 17:00.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë