“Pak jom t’u ja hi, qysh di me sill une”, dalin pamjet nga shtëpia e pleqve ku rrahet brutalisht e moshuara

Një grua e moshuar ishte viktimë e dhunës fizike nga një punonjëse në shtëpinë e pleqve.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë.
“Pak jom t’u ja hi, qysh di me sill une”, dëgjohet duke thënë punonjësa teksa e godet të moshuarën me shuplaka në fytyrë, shkruan Jepi zë.
Në anën tjetër dëgjohen te qeshura nga persona të tjerë që si duket janë argëtuar teksa kanë incizuar këto pamje.