Sondazhi i fundit, dyfishohet NISMA

Sot në media ka qarkulluar një sondazh, sipas të cilit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme.

Në anën tjetër, Vetëvendosje ka pësuar rënie.
Megjithatë është edhe një tjetër subjekt që është dyfishuar.

Sipas sondazhit të publikuar nga Nacionale, Nisma Socialdemokrate aktualisht ka 3.20%.

Një muaj para publikimit të këtij sondazhi, partia e Fatmir Limajt kishte rreth 2%.

Së fundi në Konventën Politike të këtij subjekti, Fatmir Limaj ka bërë thirrje për krijimin e një fronti të përbashkët opozitarë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë