Publikohet orari/ Ja ku dhe kur mund të vaksinoheni kundër gripit sezonal

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ju njofton se vaksinimi me vaksinën kundër gripit sezonal ka filluar nga data 31.10.2022.
Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët që janë të interesuar të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal. Grupet me prioritet për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal janë; personat mbi moshën 65 vjeçare, të gjithë personat me sëmundje kronike (duke filluar prej moshës 6 muaj), punëtorët shëndetësor dhe shtatzënat.
Qendrat e vaksinimit ku qytetarët e Drenasit mund të vaksinohen janë;
QKMF-ja në Drenas
QMF-ja në Komoran
QMF-ja në Arllat dhe
QMF-ja në Tërstenik
Qytetarët e interesuar për vaksinim, duhet të lajmërohen në qendrat ku ju takon, sipas vendbanimit në këtë orar 08:00-15:00.
Ju faleminderit për mirëkuptim!