Komuna e Drenasit dhe organizata gjermane nënshkruajnë kontratat me përfituesit e këtij projekti

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot gjatë ditës ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland”.

Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i kontratave të përfituesëve të projektit për përkrahje socio-ekonomike të qytetarëve nga Komuna e Drenasit, nga organizata “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland”.

Komuna a Drenasit, në bashkëpunim me organizatën gjermane, Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në Kosovë, kishte realizuar projektin “Përkrahje shumë dimensionale socio-ekonomike për familjet në nevojë”.

Në kuadër të këtij projekti është bërë shpërndarja e lopëve qumështore të racës simentale, makinave mjelëse si dhe 920 kg koncentrat për 5 përfituesit e komunës së Drenasit.
Përfituesit e kësaj ndihme ishin përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale.

Nga përfaqësuesit e organizatës “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland” u njoftuam që do të ndihmohen edhe dhjetë (10) familje të tjera në kuadër të projektit “Përkrahje shumë dimensionale socio-ekonomike për familjet në nevojë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë