Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Komoran, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.

Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet një veturë e dëmtuar ndërsa aty janë krijuar edhe kolona të gjata në drejtim të Pejës.

Kalimtarë të shumtë të rastit siç shihet në video janë mbledhur të vetura e dëmtuar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.

Përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion nga policia për persona të lënduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë