Mbahet punëtoria dy ditore për hartimin e Planit të Integritetit për Komunën e Drenasit

Misioni i OSBE-së në Kosovë ne bashkëpunim me Komunën e Drenasit, kanë organizuar punëtori dy ditore për të hartuar Planin e Integritetit për Komunën e Drenasit. Në këtë punëtori, kanë marr pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, shefi i kabinetit, Skender Berisha, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të Grupit Punues për hartimin e Planit të Integritetit, përfaqësues të OSBE-së dhe konsulent.

Plani i Integritetit për Komunën e Drenasit synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale profesionale të modernizuar, në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik lokal, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve përmes ofrimit të shërbimeve efikase dhe cilësore.

Kryetari Lladrovci, në procesin e hartimit të Planit të Integritetit për Komunën e Drenasit, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e hartimit të këtij dokumenti e në veçanti ka falënderuar konsulentin Sadri Rrmoku dhe Valdet Hajdini nga OSBE, të cilët me përkushtim po i kontribuojnë këtij dokumenti me rëndësi për performancën komunale.

Gjatë dy ditëve të mbajtjes së kësaj punëtorie, anëtarët e Grupit Punues për hartimin dhe zhvillimin e Planit të Integritetit janë ndarë në grupet punuese dhe kanë hartuar Planin e Integritetit për Komunën e Drenasit që pas fazës së zhvillimit, ky dokument do t’i nënshtrohet procedurave ligjore në miratimin e Planit të Integritetit në kuvendin e komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë