Akrepat e orës kthehen 60 minuta prapa

Në natën ndërmjet të shtunës së 29 tetorit dhe të dielës së 30 tetorit mbaroi edhe periudha verore. Në orën 3 të mëngjesit, pas shtatë muajsh, u kthyen akrepat e orës prapa duke u pozicionuar në orën 02:00. Kështu kemi fjetur një orë më tepër, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale pasdite.

Debatit ende të gjallë në nivel evropian, për këshillueshmërinë e këtij ndërrimi orari, këtë vit i shtohet edhe tema e kursimit të energjisë, e cila është shumë aktuale duke pasur parasysh koston e faturave të energjisë elektrike dhe gazit.

Ora e verës do të kthehet më 26 mars 2023.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë