Drenasit po i shtohet edhe një rrethrrotullim afër komunës (Video/Foto)

Një rrethrrotullim i ri për të lehtësuar qarkullimin e trafikut ka nisur të ndërtohet në qendër të Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Rrethi sot ka marrë formën pasi kompania e kontraktuar ka vëndosur kubëzat e betonit.

Rrethrrotullimi lidh tri rrugët kryesore të qytetit, rruga “Fehmi dhe Xheva Lladrovci”, “Besim Mala” dhe “Ilaz Kodra”.

Ky rreth po ndërtohet në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe rikonstruimi i rrugëve të asfaltuara në Komunën e Drenasit”./DrenicaOnline/


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë