Çfarë lajmi i mirë/ Laureta Thaqi përzgjidhet nga amerikanët për ta përfaqësuar Komunën e Drenasit në programin “Open World”

Ende pa u bërë një javë prej që u emërua në krye të administratës në Komunën e Drenasit, Laureta Thaqi ka njoftuar se do ta përfaqësojë Komunën e Drenasit në programin “Open World” në Washington, DC dhe Des Moines.
Ky program financohet nga Zyra e Kongresit për Lidership Ndërkombëtar, transmeton DrenicaOnline.
Tashmë janë publikuar edhe disa foto nga grupi që do të niset drejt SHBA-së për të marrë pjesë në këtë program të madh e të rëndësishëm për vendin.
“E lumtur që do ta përfaqësoj Komunën e Drenasit në programin “Open World” në Washington, DC dhe Des Moines, financuar nga Zyra e Kongresit për Lidership Ndërkombëtar”, ka shkruar Thaqi në profilin e saj në Facebook./DrenicaOnline/