Policia jep informacion për aksidentin me dy të vdekur në rrugën Komoran – Caralevë

DrenicaOnline raportoi pak më parë për një aksident të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Komoran-Caralevë, afër Nekocit të Drenasit.

2 persona raportohet të kenë humbur jetën.

Policia e ka konfirmuar rastin për DrenicaOnline.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka njoftuar policia.

LIKE faqën DrenicaOnline për lajme të fundit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë