Ferronikeli po ecën me hapa të sigurt drejt rikthimit në Superligë. Forma e lartë e skuadrës nga Drenasi ka bërë që ata të “betonojnë” që disa javë pozitën e liderit në grupit A të Ligës së Parë.
Një nga lojtarët kryesorë që po udhëheqë Niklin drejt fitoreve me radhë është Ibrahim Cërvadiku, supertalenti i njohur si Bimi.
Në stilin e Luka Modriqit, Bimi në secilën lojë po shënon gola ose po bën asiste. Një gol maestral e ka shënuar në fitoren ndaj Trepçës.
Me solo-aksion, Bimi arriti të gjej rrjetën duke shënuar golin e katërt për Ferronikelin.
Në mesjavë, 20-shi i Ferronikelit ka bërë dy asistime ndaj Rilindjës, ndërsa më parë kishte shënuar edhe ndaj Istogut.
Forma e Cërvadikut ka bërë që trajneri Granit Begolli të fitoj besimin e lojtarit, ndërsa Bimi është idoli i ri i skuadrës nga Drenasi./Indeksonline/