“Ku e ke lanë?… Gjeje loçka jem”- zbardhen përgjimet e vëllezërve Vllasaliu të akuzuar për vrasjen e Bedri Rexhepit

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi ka tronditur mbarë vendin. Jetës së tij i dha fund me 8 prill Jeton Vllasaliu e për ta fshehur krimin e kryer, ky i fundit u ndihmua nga vëllai i tij, Nexhat Vllasaliu. Indoks ju sjell detajet ekskluzive të rastit
Familjarët e të ndjerit për 18 muaj nuk dinin asgjë për fatin e Bedriut. Mbetjet mortore të viktimës u gjetën vetëm me 30 shtator të këtij viti. Jeton Vllasaliu vetëm në Prokurori kishte dhënë pesë deklarata të ndryshme. Do të pranonte e mohonte vrasjen. Do të tregonte detaje e do të bëhej, herë herë që nuk di asgjë. Të gjitha i janë dorëzuar Gjykatës.
Por, çka kishte ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe?
InDoks ju sjell ekskluzivisht transkripten e bisedës mes dy vëllezërve derisa ndodheshin në duart e hetueseve policorë.
Në ditën kur Jeton Vllasaliu përfundimisht vendosi ta rrëfejë të vërtetën, tentonte me ngulm ta mbronte vëllain e tij, Nexhatin. Ky i fundit në disa deklarata që ka dhënë vetëm para Prokurorit, ka mohuar çfarëdo lidhje me krimin, madje edhe me pjesën e varrosjes për herë të dytë që ia ngarkon vëllai i tij në një deklaratë të gjatë po para të njëjtit Prokuror. https://youtu.be/O0i3BgrvNuU
Sipas Dosjes, mashtrimit të tyre i kishte ardhur fundi kah shtatori i këtij viti kur Prokuroria ishte afër që ta gjente trupin.
Për këtë, të dy ishin vendosur në një dhomë ku Prokuroria me leje të Gjykatës vendosi përgjues. Ata do të këmbenin një seri llafesh me zë të ulët, por që Prokuroria beson që po flisnin se ku është varrosur trupi i Bedri Rexhepit.
Në këtë bisedë ata flasin se si ta gjejnë trupin. Nuk e dinë a e kanë lënë të rruga e madhe apo tek rruga e vogël. Në një moment njëri dyshon që ka përgjues në dhomë, e tjetri e bind që nuk ka. Biseda vazhdon me zë të ulët.
Të dy duket që janë të bindur se duhet të iu tregojnë hetuesve se ku është trupi.
Biseda e plotë mes dy vëllezërve: