Digjet një shtëpi në Çikatovë të Re

Pak para mesnatës, një shtëpi njëkatëshe është kapluar nga zjarri në fshatin Çikatovë e Re të Drenasit.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë njoftuar se dëmi është i lartë pasi pronari i shtëpisë ka poseduar shumë pajisje dixhitale, kamera e fotoaparatë.
Pronari ka deklaruar se shkak i zjarrit ishte energjia elektrike.
Policia, zjarrfikësit dhe KEDS i janë përgjigjur rastit.