Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Shefqet Bazaj në Tërstenik

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ishte sot në fshatin Tërstenik të Drenasit për vizitë në familjen e dëshmorit Shefqet Bazaj.
“Lufta guerile dhe frontale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkonte njerëz të përgatitur mirë, të vendosur e të guximshëm, vetëm me luftëtarë të tillë mund të dilnim fitimtarë në luftën çlirimtare.”, ka thënë Mehaj, transmeton DrenicaOnline.
Sipas ministrit, luftëtar i tillë ishte Shefqet Bazaj, ai me shokë ishin vënë në mbrojte të atdheut, e në mbrojtje të popullit. Luftën nuk e ndali deri në rënien e tij heroike.
“Liria jonë i ka rrënjët në sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre, pa ta as nuk do të ishim të lirë dhe as nuk do të kishim shtetin tonë”, ka thënë ai.
Nderim dhe përulje e përjetshme ndaj veprës së tyre./DrenicaOnline/