Emocionon familjarja e 34-vjeçarit që vdiq: “Ahh more Arban na e theve zemrën…”

U bënë 2 ditë që nga vdekja tragjike e 34-vjeçarit Arban Sopjanit, i cili la pas gruan dhe një vajzë shkruan portali Rajoni.org.

Deri tani policia ka arrestuar 19-vjeçarin e dyshuar për shkaktim të këtij aksidenti me fatalitet, i cili raportohet që nuk ishte i pajisur me patent-shofer.

Dhimbja e familjarëve dhe rrethit të të ndjerit ende është e freskët.

Vajza e tij e axhës Majlinda Sopaj ka emocionuar me një postim në rrjetet sociale duke e shprehur dhimbjen e saj të madhe për ndarjen nga jeta të më të dashurit të tyre Arbanit.

Postimi i saj i plotë prekës:

“Ah more Arban naj theve zemren, Allahu e past në mëshiren e Tij shpirtin tënd të bardhë do jesh gjithmon në zemrat tona ashtu siç ishe i mirë dhe i drejt 😢😢😢”/Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë