Ky është shefi i kabinetit të kryetarit Lladrovci

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, në pajtim me ligjin, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori vendim për disa ndryshime në kabinetin e tij.
Në mesin e ndryshimeve është edhe emërimi i shefit të ri të kabinetit, Skënder Berisha, transmeton DrenicaOnline.
Berisha vite më parë, para se të përfshihej në politikë, ka qenë drejtor i një televizioni neës, me seli në Prishtinë.
Më pas është kyçur në Partinë Demokratike të Kosovë, ku për një kohë ka qenë edhe këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Nga kjo pozitë, Berisha ka shkuar si këshilltar i ministres së Integrimeve, Dhurata Hoxhës. Ndërsa gjatë fushatës për zgjedhjet lokale është parë duke qëndruar afër Ramiz Lladrovcit./DrenicaOnline/