Nazmi Sallahu nga Drenasi ka dhënë betimin e avokatit (Foto)

Nazmi Sallahu nga Drenasi sot në një ceremoni të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, ka dhënë betimin e avokatit, shkruan DrenicaOnline.
Në këtë ceremoni betimin e dhanë rreth 30 avokatë të rinj të cilët tani janë të lirë për të ushtruar veprimtarinë në rajone të ndryshme.
Organizimi u mbajt në Hotel Emeral në Prishtinë ndërsa të pranishëm në ceremoni ishin familjarë të avokatëve dhe praktikantë nga fusha e drejtësisë.
Avokatura e tij gjëndet në rrugën “Luan Haradinaj”, afër policisë në Prishtinë.
/DrenicaOnline/