Lladrovci falënderon komandantin e deritashëm të KFOR-it, Barra dhe i uron mirëseardhje Komandantit të ri, Lozinsek

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e LMT, të kontingjentit italian të KFOR-it, z. Samuele Barra, ndërlidhës për zonën e Drenasit. Në takim të përbashkët me z. Lladrovci, ishte edhe Komandanti i ri, z. Silvo Lozinsek, i cili merr detyrën nga komandanti i deritashëm.

Komandanti i deritashëm Barra, shprehu falënderim për bashkëpunim duke theksuar se ka përshtypje shumë të mira gjatë shërbimit në këtë zonë.

Kryetari e falënderoi për bashkëpunim dhe i uroi sukses në detyrën e re.

Ndërsa komandantit të ri, z. Lozinsek, z. Lladrovci i uroi mirëseardhje duke theksuar se siguria në komunën e Drenasit, ka qenë dhe është shumë e mirë, duke e siguruar për angazhimin e plotë për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“KFOR-i ka qenë gjithmonë i mirëpritur dhe jeni të mirëseardhur, edhe unë në emër të qytetarëve dhe emrin tim, ju dëshiroj sukses në misionin Tuaj. Ashtu sikur deri tash, ne do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer, me qëllim e interes të përbashkët”, ceku Lladrovci.

“Uroj që koha e kaluar në mesin tonë, ashtu siç janë të mira për Komandantin Barra, do të jetë me kujtime e përshtypje shumë të mira, edhe për Komandantin e ri Lozinsek”, theksoi Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë