Ky është drenicaku që punon në Bundestag

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot në Bundestagun gjerman, të riun nga Drenica, Ardian Ismajlin.
Ismajli ka kohë që është punësuar aty duke qenë shëmbull suksesi, raporton DrenicaOnline.
Postimi i Hoxhajt:
Një drenicak në Bundestag! 😄
Ky është Ardian Ismajli, nga Skenderaj, i cili punon tash e sa kohë në Parlamentin gjerman. Kënaqësi të takoj të ri kaq entuziast! 🇽🇰🇩🇪