Gjimnazi i Drenasit një shëmbull i mirë, nxënësit bashkëbiseduan sot me eurodeputetin, Lukas Mandl

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit me Parlamentin Evropian, sot, Sh. M. L. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, me drejtor Mentor Sahitin dhe nxënësit e kësaj shkolle zhvilluan një takim virtual dhe bashkëbiseduan me eurodeputetin Lukas Mandl.

Në bashkëbisedim, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Temë e bashkëbisedimit ishte “Arsimi i mirë është e ardhmja e Republikës së Kosovës”.

Këtë javë Gjimanazin e vizitoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë.

Kryetari Lladrovci në këtë takim virtual me eurodeputetin, Lukas Mandl, e falënderoi për mbështetjen që po i ofron arsimit, të rinjëve të Drenasit, por dhe për kontributin e jashtëzakonshëm me shumë zell e përkushtim por dhe në vazhdimësi për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe skenën ndërkombëtare.

Eurodeputeti Mandl nga ana e tij i shprehu mirënjohje kryetarit Lladrovci në veçanti për përkushtimin që e ka ndaj arsimit në komunën e Drenasit, ngase arsimi është e sotmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë