Arrestohet për dhunim një person në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së mërkurës është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Drenas.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia nuk ka dhënë më shumë info përkitazi me ngjarjen, transmeton DrenicaOnline.

“Gllogoc 19.10.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën e lartcekur. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e shkurtë të policisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë