Pensionohen 6 infermiere të respektuara nga Drenica

Sot janë pensionuar 6 infermiere nga QKMF-ja në Skënderaj.
Ato kishin shërbyer për qytetarët e Skënderajt gjithsej 4 dekada me punë e me përkushtim.
Prandaj, ato konsiderohen edhe si ndër më të respektueshmet e QKMF-së.
Të pensionuaret janë: Shejane Voca, Sevdije Hoxha, Shukrije Qollaku, Bedrije Bimbashi, Naxhije Miftari dhe Zarife Geci.
Postimi i plotë i drejtoreshës për Punë Sociale Rrezarta Ibrahimi Hasani:
“Pas më shumë së katër dekada punë të palodhshme në shëndetësi janë pensionuar infermieret Shejane Voca, Sevdije Hoxha, Shukrije Qollaku, Bedrije Bimbashi, Naxhije Miftari dhe Zarife Geci.
Faleminderit për kontributin e dhënë në Qëndren Kryesore të Mjekësise Familjare ne Skenderaj, puna e palodhshme e juaja është shëmbull se si duhet të punojnë gjeneratat e reja. Ju uroj shëndet e pleqëri të mbarë 💐👩⚕️”