Laureta Thaqi emërohet drejtoreshë e Administratës në Komunën e Drenasit

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, në pajtim me ligjin, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori vendim për disa ndryshime në Kabinetin e tij.
Në mesin e ndryshimeve ishte edhe emërimi i Laureta Thaqit, në pozitën e drejtoreshës së Administratës.
Thaqi deri më tani ka qenë drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport si dhe ud drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, duke treguar përkushtim e profesionalizëm të lartë.
Me këtë rast, Kryetari Lladrovci ka thënë se “premtimin se do të jemi komuna shembull për performancë në nivel nacional, vazhdoj ta mbajë”./DrenicaOnline/