Të varfër por bujar/ Shikoni si drenicasit me zemer të madhe i japin para gazetarit pa e ditur se çfarë po ndodhë (Video)

Televizioni T7 sot kishte dalë në Skënderaj për të realizuar një video me qytetarë të kësaj komune.

Ata do të ndalnin udhëtarë të rastit dhe do t’u japin lajmin e mirë që një biznismen ua ka paguar rrymën.

Gazetari has në një qytetar në kushte të rënda ekonomike, i cili i përlotur nga gëzimi që i është paguar rryma ka edhe një kërkesë tjetër esenciale. “A mundesh veç edhe do bukë me ma ble?!”, -tha ai.

Tjetër çka bie në sy në video është edhe bujaria e drenicasve. Kur gazetari ua kërkon atyre 1€ formalisht, ata tregohen shumë të gatshëm dhe të hapur që t’ia japin./Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë