Lladrovci pret në takim drejtorin e policisë rajonale: Me policinë kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim drejtorin e Policisë Rajonale të Prishtinës, Fehmi Xhata, transmeton DrenicaOnline.
Sipas Lladrovcit, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e intensifikimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në interes të qytetarëve të Drenasit respektivisht për parandalimin e veprimeve eventuale të dëmshme në shkollat tona.
Statusi i Lladrovcit:
Sot pata kënaqësinë të pres në takim nënkolonelin, Fehmi Xhata, bashkë me një delegacion nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Unë e falënderova për vizitën dhe krahas shumë çështjeve me interes për qytetarët tanë, diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm që komuna jonë ka me Policinë e Kosovës sa i përket situatës së sigurisë.
Diskutuam edhe për mundësitë e intensifikimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në interes të qytetarëve të Drenasit respektivisht për parandalimin e veprimeve eventuale të dëmshme në shkollat tona.
Ne si komunë jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin e nevojshëm për forcimin e sigurisë përmes projekteve të përbashkëta të dizajnuara për këtë qëllim.