Vrasja e Nehat Elshanit/ “Na kpute zemren shoku Nehat, qofsh i xhehnetit!”

Një punëtor ndërtimi i moshës 33 vjeçare ka therur me thikë dy persona në një lagje të Mynihut në Gjermani. Disa orë pas rastit, 28 vjeçari nga Kosova, Nehat Elshani ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nymphenburg të Mynihut. Policia ka njoftuar se 33-vjeçari ka sulmuar me thikë dy kolegët e moshës 28 dhe 50 vjeç herët në mëngjes, rreth orës 07:30.

Shoku i Nehatit, Ensar Ramadani ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e tij, transmeton DrenicaOnline.

Ai duke postuar një foto me Nehatin dhe shokët tjetë të shkollës ka shkruar: “Na kpute zemren shoku Nehat, qofsh i xhehnetit!”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë