Arrestohet një person në Arllat/ Policia i gjen kokainë e mariuhanë, dërgohet prapa grilave

Është arrestuar një person në Arllat të Drenasit për shkak se gjatë kontrollit që i është bërë nga njësiti policor, derisa kishte qenë duke udhëtuar me një veturë, i janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.

Sipas policisë janë sekuestruar 10 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit Kokainë, 1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale.

Policia ka njoftuar sot se rasti ka ndodhur me 15 tetor pas orës 23:00, transmeton DrenicaOnline.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është ende nën hetime nga njësitet përkatëse të policisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë