VV në Drenas zgjodhi delegatët për në nivelin e tretë, ja kush janë ata

Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Drenas përfundoi procesin e brendshëm zgjedhor dhe zgjodhi delegatët për në nivelin e tretë.
“Edhe këto zgjedhje, si çdo proces tjetër që kemi kaluar, u karakterizuan nga fryma demokratike, duke i’u mundësuar çdo delegati t’a ushtroj vullnetin e tij, për udhëheqjen e organizatës. Këto zgjedhje edhe njëherë konfirmuan demokracinë tonë të brendshme”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Përveç kryetares tashmë të zgjedhur, Egzona Tërdevci,kryetares së GVV-së Filloreta Bujupi dhe kryetarit te RVV-së, mbi parimin një anëtar një votë, kryesia e zgjedhur e Qendrës në Drenas përbëhet nga këta aktivistë e aktiviste:
Nënkryetar i parë: Drin Halilaj
Nënkryetar i dytë: Afrim Berisha
Sekretar organizativ: Nëntor Zeka
Koordinator i nënkomiteteve: Kastriot Kastrati
Kryesues i Këshillit të Qendrës: Genc Zariqi
Anëtarë të kryesisë:
Sokol Bylykbashi
Tahire Mziu
Astrit Plakaj
Mehmet Ahmeti dhe
Xhemë Kiqina