Kurti në familjen e dëshmorit nga Drenica, aty kryeministrit ia mbajnë fotografinë në odë

Kurti në familjen e dëshmorit nga Skënderaj, ia tregojnë predhat nga koha e luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë në familjen e Ismet Rrahmanit nga Aqarava e Skënderajt.
Ky i fundit ishte vrarë më 27 gusht 1998 afër lumit të Klinës.
Kurti sot është pritur nga familja e Rrahmanit, ku i janë treguar edhe predhat në muret e shtëpisë. Në odën e familjes, qëndron në ballinë edhe fotografia e Kurtit.
Ismet Rrahmani (11.6.1962 – 27.8.1998) ishte burgosur e torturuar nga Serbia në vjeshtën e vitit 1996, para se të bëhej luftëtar i lirisë. Krahas Ismetit, edhe katër djemtë e tjerë të Nënës Cyme, Sabiti, Ramoshi, Haliti dhe Dastani, i ishin bashkuar luftës çlirimtare. Nuk ka pasur shtëpi në Açarevë që s’e ka pasur së paku një ushtar të UÇK-së. Nga ky fshat vijnë dy gjeneralët Rexhep e Sylejman Selimi.
Vëllau i vogël i dëshmorit, Dastani, me mall e krenari, na e shpjegonte secilën foto në muret e kullës dhe secilën gjurmë predhe në muret e shtëpisë.
Vëllau i madh i dëshmorit, Ramoshi, me gruan e tij, Veziren, dhe djalin e tij Arbonin, po e punonin tokën: 20 hektarë (shumica të marra me qira) i mbjellin me grurë e misër, 40 ari me lakër; dhe, i kanë edhe 20 koshere me bletë dhe 20 krerë lopë.
Familje luftëtarësh të paepur në luftë dhe e punëtorëve të palodhshëm në paqe.