Aksident i rëndë në Komoran: Vetura rrokulliset dhe përfundon jashtë rrugës

Para pak minutash në Komoran të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura e përfshirë në aksident është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Në vendngjarje shihet se kanë dalë njësitë policore, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
DrenicaOnline ka pyetur policinë për këtë aksident dhe është në pritje të përgjigjes.