Vajza e zhdukur në Drenicë është gjetur në Vranjevc, këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se e shfrytëzuan atë për prostitucion

Sot u raportua për zhdukjen e një 16-vjeçareje nga Skenderaj e cila dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion. Për këtë rast tashmë janë arrestuar dy persona, teksa vajza është gjetur në Vranjevc të Prishtinës. Por kush janë dy të dyshuarit?
Burimet e sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat që u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në këtë rast janë Qëndrim Murtaj, 24-vjeçar dhe Floralb Zeka, 19-vjeçar.
Për këtë rast ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me ç’rast ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve.
Si u zbulua rasti?
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë dhe kanë dhënë detajet se si u zbulua rasti. (Vazhdon poshtë reklamave👇)
Fillimisht Sinjali mëson se një burrë nga fshati Makerrmal i Skenderajt, para katër ditësh ka raportuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishte asnjë informacion për fatin e saj. I frikësuar se i ka ndodhur diçka, prindi ka vendosur ët kërkojë ndihëm nga Policia duke e denoncuar rastin.
Në deklaratën e tij, ai ka rrëfyer se kjo nuk është hera e parë që po përballet me një situatë të tillë. Bazuar në dëshminë e dhënë para hetuesve, burimet thonë se e mitura ishte larguar edhe para një viti nga shtëpia e saj.
Në anën tjetër kërkimet për të miturën kanë vazhduar, derisa e njëjta është gjetur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë dhe prej aty është dërguar në Emergjencë në Mitrovicë për t’iu nënshtruar kontrolleve, e më pas pritet të jap deklaratë para hetuesve.
Sinjali mëson po ashtu se tashmë kanë dëshmuar disa persona në lidhje me këtë rast dhe së shpejti pritet të merren edhe veprimet e tjera për zbardhjen në plotni të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.